Chelsea – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit londinez

Futboll

Chelsea – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit londinez

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Chelsea do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspur në derbin e zjarrtë londinez.

Dy skuadrat londineze do ta zhvillojnë derbin lokal, që vlen për një pozitë që i dërgon ekipet në Ligën e Kampionëve.

Vendasit në këtë takim vijnë pas disa rezultateve negative ku në katër sfidat e fundit kanë humbur dy prej tyre dhe në dy të tjera kanë barazuar.

Në anën tjetër Spurs në katër përballjet e fundit kanë marrë tri fitore dhe një barazim.

Chelsea: Caballero, Azpilicueta, Rudiger, Christensen, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Barkley, Mount, Giroud.

Tottenham: Lloris, Tanganga, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Winks, Ndombele, Lo Celso, Bergwijn, Lucas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat