Trajneri që do të mbahet në mend shumë gjatë nga tifozët e Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar për momentet marrjes së rolit të trajnerit te skuadra angleze.
Klopp në një intervistë për Sky Sport ka treguar se si ishte për të momenti kur e ka kuptuar që janë të interesuar Liverpool që ai të jetë trajner i tyre.
“Kur dëgjova agjentin tim që më tha se Liverpooli është i interesuar për mua mendova me vete: ‘O Zot’. Ishte sikur pashë për herë të parë përsëri gruan time. E ndjeva Liverpoolin që në momentin e parë” tha Klopp.
Liverpool nën drejtimin e Klopp është duke treguar formë fantastike.