Perez i çmendur pas mesfushorit, drejtuesit e Real Madrid me mision në Itali!

Futboll

Perez i çmendur pas mesfushorit, drejtuesit e Real Madrid me mision në Itali!

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Florentino Perez

Florentino Perez ka një dëshirë dhe duket se nuk e fsheh, pasi mediat në Spanjë e raportojnë të sigurt se presidenti i Realit të Madridit është i çmendur pas Fabian Ruiz. Numri një i “Los Blancos”, duket se e kërkon me çdo kusht në ekipin e tij spanjollin.

Madje, mbrëmjen e shkuar në sfidën Brescia-Napoli, Ruiz është vëzhguar nga disa skautë të madrilenëve. Si për ironi të fatit, mesfushori ishte edhe heroi i Napolit në ndeshjen e luajtur mbrëmë, pasi shënoi një supergol për t’i dhuruar fitoren të tijve.

Sipas mediave në Spanjë, Reali tashmë është plotësisht i bindur për aftësitë e 23-vjeçarit dhe pritet që në verë të prezantojë një ofertë të majme për të bindur Aurelio De Laurentiis që të lirojë xhevahirin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat