Sejdiu: Nuk dua të justifikohem

Futboll

Sejdiu: Nuk dua të justifikohem

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:04
Sejdiu: Nuk dua të justifikohem

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka thënë se humbja ndaj Prishtinës erdhi në momente aspak të mira dhe ka numëruar faktorët e kësaj disfate.

“Nuk dua të justifikohem por sot vërtet kemi pasur mungesa të mëdha. Kemi pasur mungesë Alban Shilloven që nuk kishte drejt lojë sipas marrëveshjes së huazimit dhe kjo bëri që mos ta kemi fuqinë që realisht e kemi.

Lojtarët zëvendësues nuk e dhanë atë që kam pritur.

Gjithsesi, goli i hershëm e prishi bilancin dhe e kishim shumë të vështirë ta përballojmë këtë. Një humbje që vjen në moment jo të mirë por shpresojmë se nga takimi i radhës do ta përmirësojmë lojën sidomos në mbrojtje ku po pësojmë gola shumë lehtë”, ka thënë Gani Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat