Marchisio: Këtë trajner do ta doja te Juventusi

Futboll

Marchisio: Këtë trajner do ta doja te Juventusi

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:10
Marchisio

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, përmendi dy koncepte për t’u zbatuar në futboll: kohë dhe durim: “Nuk mund të presësh të ndryshosh lojën dhe mentalitetin në një kohë kaq të shkurtër. Lëndimi i Chiellinit është duke e penalizuar skuadrën, sepse Giorgio përfaqëson atë personazh dhe identitet, që i ka munguar Juves. Ka më shumë kambana alarmi sesa në vitet e kaluara, skuadra vuan më shumë dhe është më pak e qëndrueshme. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Lazio dhe Interi nuk heqin dorë”.

Maurizo Sarri është trajneri i Juventusit, por ëndrra e Marchisios ishte dhe mbetet një tjetër.

“Princi”, madje, nuk e ka problem ta thotë emrin e tij gjatë intervistës: “I preferuari im është Jurgen Klopp, në fakt shpresoja që ai të vinte te Juventusi. Sidoqoftë, nëse më kërkoni të zgjedh për mentalitetin dhe llojin e futbollit që aplikon, them Guardiola, që nga koha e tij te Barcelona”.

Klopp po trajnon me sukses Liverpoolin dhe nuk do të lëvizë nga “Merseyside” për një kohë të gjatë. Guardiola, megjithatë, është ende te Manchester City dhe, përkundër zërave të verës, se mund të vijë te Juventusi, ka premtuar bensikëri ndaj “qytetarëve”, edhe të përjashtuar për dy sezone nga garat evropiane.

Trajneri i sotëm bardhezi është Sarri, edhe me “bekimin” e Marchisios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat