Sopi: Ishte treni i fundit për ne

Futboll

Sopi: Ishte treni i fundit për ne

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:00
Sopi: Ishte treni i fundit për ne

Llapi ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin 2:1, në ‘Zahir Pajaziti’, ku Da Silva i mysafirëve humbi një penallti në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas humbjes në Podujevë, trajneri i Feronikelit, Agim Sopi deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne dhe ne ishim të vetëdijshëm për këtë, pasi që kishim trenin e fundit për të ju bashkuar skuadrave të tjera në kreun e tabelës.

Duket se fati na ka kthyer shpinën, pasi që kemi krijuar mundësi të pafundme për të realizuar.

Sikurse në ndeshjen ndaj Ferizajt ku krijuam 24 mundësi shënimi edhe në këtë ndeshje ishte e njejtë. Pasi që as penaltinë nuk arritëm të realizojmë, kjo tregon mungesë fati”, tha Sopi për SSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat