Tottenham mposhtet nga Chelsea, Mourinho justifikohet në këtë mënyrë

Futboll

Tottenham mposhtet nga Chelsea, Mourinho justifikohet në këtë mënyrë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:04
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, ka analizuar humbjen 1:2 të pësuar në fushën e Chelseas në intervistën e dhënë pas ndeshjes për BBC.”Mendoj se do të mërziteni shumë me mua, sepse do të përsëris të njëjtat gjëra që kam thënë pas ndeshjes me Leipzig”, ka thënë portugezi. ”Jam krenar për lojtarët, dhanë gjithçka në fushë.

Ne nuk kemi sulmues. Ata që luajtën sot në sulm nuk janë sulmues. Shikoni Chelsean, ata kishin në sulm një kampion bote, sulmuesin e dytë të Anglisë në bankinë dhe sulmuesin e dytë të Belgjikës në tribunë”. ”Ne nuk kishim asnjë sulmues as në fushë dhe as në bankinë, por i kemi dy në spital”.

“Kemi humbur, por gjëja e mirë është se lojtarët kanë luftuar deri në fund për rezultatin dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”.

”Ndërhyrja e Lo Celsos? Nuk e kam parë. Nuk e kam parë në televizor dhe nuk e kam parë as gjatë ndeshjes. Nuk e di”.

”Kthimi në ‘Stamford Bridge’? Nuk kam ndier asgjë, të them të drejtën. Isha i përqendruar te ndeshja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat