E qëlloi futbollistin me shuplakë

Futboll

E qëlloi futbollistin me shuplakë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:25
E qëlloi futbollistin me shuplakë

Lamberto Magrini është nga ata trajnerë që nuk u pëlqen t’i diskutohen zgjedhjet.

Gjatë ndeshjes së Grosetos së tij me Monterozin, e vlefshme për Serinë D, ai ka nxjerrë nga fusha lojtarin e tij Ricardo Cretela.

Në momentin e daljes nga fusha ky i fundit i ka thënë diçka që me sa duket nuk i ka pëlqyer trajnerit që është munduar të godasë. Tensionit i ka dhënë fund gjyqtari i ndeshjes, i cili e ka ndëshkuar me karton të kuq trajnerin.

Përveç ndëshkimit, ndaj Magrinit ka ndërhyrë edhe gjykatësi sportiv që e ka ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat