Kur Beogradi turret me këlyshët e tij për në Kosovë! Po e kërcënojnë edhe me vdekje! 

Futboll

Kur Beogradi turret me këlyshët e tij për në Kosovë! Po e kërcënojnë edhe me vdekje! 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:54
Kur Beogradi turret me këlyshët e tij për në Kosovë! Po e kërcënojnë edhe me vdekje! 

Me qindra herë është shkruar gjerë e gjatë që Beogradit duhet thyer turinjtë në Republikën e Kosovës! Nuk duhet lejuar asnjë ndeshje ilegale sportive që e organizon Serbia në shtetin e Kosovës, as në Graçanicë, as në Uglar, as në Zubin Potok dhe as në Zveçan, as në Hoxhë të Madhe, askund!

Duhet të ndalet një herë e përgjithmonë turri i këlyshëve të Beogradit, që disa jetojnë atje e disa në brendësi të Kosovës por sherri i tyre është i pallogaritshëm dhe me përmasa. Asnjë ndeshje sportive nuk duhet lejuar që të organizohet në kuadër të Serbisë në Kosovë, edhe Graçanica në futboll, edhe Mokra Gora në futboll, hendboll e basketboll e ku ta dimë në cilat sporte, o do të luajnë në garat e Republikës së Kosovës, o duhet të ndalen një herë e përgjithmonë aktivitetet e tyre.

Nuk durohet më që të turret Beogradi në Kosovë, si rasti i fundit, ku sulmohet me të gjitha mjetet propagandistike djaloshi i talentuar serb, Ilija Iviq, që ka pranuar të luajë për shtetin e tij, Republikën e Kosovës.

Nuk durohet makineria e Aleksandër Vuçiqit, që të kërcënojë askënd, sidomos pse luan për kombëtaren e Kosovës, djaloshi i talentuar, Ilija. Ai ka bërë veprimin më të duhur e me të mençur dhe të luajë për shtetin e Kosovës, për shtetin e tij, aty ku jeton e vepron.

Turpi i këlyshëve të Beogradit nuk ka skaj, e kanë kërcënuar edhe larguar nga puna edhe nënën e Ilijes, Tanjën sepse djali i saj ka pranuar të luajë për Kosovë! “Unë për momentin jam e kërcënuar me vdekje në çdo mënyrë, por nuk do të dorëzohem”, ka thënë mes të tjera Tanja “Për Glas Amerike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat