Juventus mposht SPAL – vazhdon forma e lartë e Ronaldos

Futboll

Juventus mposht SPAL – vazhdon forma e lartë e Ronaldos

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:56
Juventus

Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme kundër SPAL.

Në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A, ‘Zonja e vjetër’ ka marrë tri pikë pas fitores 1:2 kundër SPAL.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 39’ të takimit. Me këtë gol, portugezi barazoi rekordin duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A.

Kurse, në minutën e 60’, Aaron Ramsey dyfishoi epërsinë e Juventus, duke i dhënë fund dilemës për fituesin.

Andrea Petagna rihapi sfidën me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, kur luhej minuta e 69’, por kjo ishte krejt çka u tregua nga kjo ndeshje.

Me këtë fitore, Juventus ngritët në 60 pikë dhe ruan kreun e tabelës së paku edhe për një xhiro. SPAL në anën tjetër mbetet me 15 pikë në pozitën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat