Feronikeli shkarkon Albert Bunjakun dhe trajnerin Agim Sopi

Futboll

Feronikeli shkarkon Albert Bunjakun dhe trajnerin Agim Sopi

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:06
Albert Bunjaku

Skuadra e Feronikelit ka shkarkuar Albert Bunjakun dhe Agim Sopi.

Pas ndeshjes së sotme, Feronikeli ka vendosur të ndajë rrugët me këshilltarin e klubit, Albert Bunjaku, si dhe me trajnerin Agim Sopi.

Gjithë kjo është arritur me marrëveshje të dyanshme, pas një takimi mes bordit drejtues dhe dyshes Bunjaku-Sopi.

Komunikata e plotë:

Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.

Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat