Barcelona po punon për transferimin e Lautaros, i ka ofruar kontratë pesëvjeçare

Futboll

Barcelona po punon për transferimin e Lautaros, i ka ofruar kontratë pesëvjeçare

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:45
Lautaro Martinez

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, vazhdon të mbetet lojtari më i pëlqyer nga Barcelona, e cila synon ta transferojë gjatë afatit të verës.

Sulmuesi argjentinas ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon dhe Barcelona po bënë çmos për ta transferuar në Camp Nou.

Është gazetari i mediumit italian Gazetta dello Sport, Nicolo Schira, i cili ka njoftuar interesimin e Barcelonës për yllin e Interit.

Njoftimi i Schiras erdhi me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter.

“Barcelona po punon për Lautaro Martinezin. El Toro është zgjedhja e parë e Barçës për verën”.

“Ata i kanë ofruar atij një kontratë deri në vitin 2025 me pagë prej shtatë milionë euro plus bonuse në vit”.

“Interi nuk do të donte ta shiste sulmuesin e tij, por ekziston një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh”, thuhet në postimin e Schiras. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat