Tjetër lëndim për Hazard – belgu në dyshim për ndeshjen kundër Man City

Futboll

Tjetër lëndim për Hazard – belgu në dyshim për ndeshjen kundër Man City

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 00:08
Eden Hazard

Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim dhe duket se do të humb ndeshjen kundër Manchester City.

Hazard u paraqit në ndeshjen kundër Levante, në humbjen e Real Madrid, por nga loja u largua më shpejtë sesa Zinedine Zidane kishte planifikuar.

Pasi u zëvendësua, Hazard pati një bisedë me trajnerin Zidane, duke lënë të kuptohet se situata nuk ishte në rregull.

Lojtari do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara gjatë ditëve të ardhshme.

Skuadra nuk ka lëshuar akoma ndonjë njoftim për lojtarin. Gjasat janë të mëdha që ai të mungojë kundër Manchester City.

Mbetet të shihet se sa serioze janë problemet që detyruan Eden Hazard të largohet nga loja kundër Levante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat