Man United interesohet për yllin e rivalëve në Premier League

Futboll

Man United interesohet për yllin e rivalëve në Premier League

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 09:21
Solskjaer

Manchester United interesohet për 23-vjeçarin e Wolves Diogo Jota, këtë e raporton italiania calciomercato.

Raporti detajon se si Djajtë e Kuq kanë kohë që vëzhgojnë sulmuesin dhe vlerësojnë paraqitjet e tij konstante me Wolves.

Jota, i cili ka një kontratë deri më 2022 me klubin anglez, ka 33 paraqitje në të gjithë kompeticionet dhe ka shënuar 12 gola. Ai shënoi një tripletë ndaj Espanyol në Europa League të enjten e kaluar.

Jota do ta përforconte sulmin e dobët të United, që aktualisht po luan pa Marcus Rashford-in e dëmtuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat