Werner: Do të përshtatesha mirë te Liverpool - Bota Sot
Werner: Do të përshtatesha mirë te Liverpool

Futboll

Werner: Do të përshtatesha mirë te Liverpool

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 09:48
Timo Werner

Timo Werner ka nxitur spekulimet për një transferim të mundshëm të tijin në Premierligë.

Ylli gjerman i Leipzig po kalon në një formë të shkëlqyer këtë sezon duke tërhequr kështu vëmendjen e Liverpool.

Tash e sa kohë, emri i Werner lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Anfield’, dhe lidhur me këtë ka folur edhe vet lojtari.

“Aty është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ai është gjerman. Shumë gjëra thonë se mund të përshtatem te Liverpool me stilin tim të lojës, Por, nuk mendoj për atë momentalisht, sepse ne duhet të bëjmë shumë me Leipzig” ka thënë Werner.

Werner, 23 vjeçar, konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë gjerman aktualisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat