Breithueit: Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit me Messin - Bota Sot
Breithueit: Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit me Messin

Futboll

Breithueit: Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit me Messin

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:55
Breithueit: Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit me Messin

Martin Breithueit ishte një nga sukseset e skuadrës së Setienit përveç fitores bindëse ndaj Eibarit. Sulmuesi danez debutoi me vetëm një seancë stërvitore dhe iu afrua edhe golit të parë, duke korrur edhe ovacionet e “Camp Nou”-t. 

“U ndjeva shumë mirë në fushë, i rrethuar nga lojtarë fantastikë. U përpoqa të vrapoj dhe të lëviz, gjë që është detyra ime dhe shokët e skuadrës më gjetën me pasimet e tyre. Kështu që është fantastike”, ishin fjalët e para të sulmuesit të ardhur vetëm pak ditë më parë te kampionët e Barçës.

“Ovacionet ishin shumë speciale. Është një ëndërr. Është diçka që unë e kam parë në TV që kur kam qenë fëmijë dhe papritur jam në këtë skuadër dhe më rezervohet një pritje e tillë e pabesueshme nga tifozët.

Jam shumë krenar”. Dhe në fund një batutë për madhështinë e kapitenit të tij: “Messi më uroi. Ai është një djalë i shkëlqyer. U përpoq që të ma bënte ndeshjen sa më komode, më pa dhe më kërkoi me pasimet e tij. Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit të tij. Sinqerisht jam shumë i lumtur që dhashë ndihmën time”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat