Lazio e ka seriozisht për titull, e mposht Genoan - Bota Sot
Lazio e ka seriozisht për titull, e mposht Genoan

Futboll

Lazio e ka seriozisht për titull, e mposht Genoan

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:23
Lazio e ka seriozisht për titull, e mposht Genoan

Skuadra e Lazios e ka seriozisht për titullin e kampionit, e cila në udhëtim e mundi me rezultat 3:2 Genoan, më kuadër të javës së 25-të të Serie A në futboll.

Marushiq (2'), Immobile (51') e Cataldi (71') shënuan për Lazion dhe Cassata (57') e Criscito (90’-nga penalltia) për Genoan.

Futbollisti Valon Behrami ka luajtur standard për Genoan dhe portieri Thomas Strakosha ka mbrojtur me sukses për Lazion dhe i gëzohet kësaj fitore.

Juventusi kryeson me 60 pikë, ka një më shumë se Lazio në pozitën e dytë dhe Genoa renditet e 18-ta me 22 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat