Ballkani rikthehet në krye, triumfojnë Gjilani e Trepça ’89 

Futboll

Ballkani rikthehet në krye, triumfojnë Gjilani e Trepça ’89 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:53
Ballkani rikthehet në krye, triumfojnë Gjilani e Trepça ’89 

Ballkani nga Theranda rikthehet në krye të renditjes, me 40 pikë, ka tri më shumë se Drita dhe Prishtina. FC Ballkani e mposhti me 3:0 Ferizajn, në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.  Kryetrajneri Ismet Munishi me Ballkanin arkëtuan pikë që nuk maten as me ari dhe që i japin qetësi para derbit të madh që e pret me skuadrën me renome Prishtina.

Edvin Kuç në minutën e 26-të, Arbër Hoxha nga penalltia në atë të 86-tën dhe Armend Ruxhi (90'-nga penalltia) shënuan për Ballkanin. Skuadra e Gjilanit ka rehatuar sadopak veten pas humbjes javën e kaluar me 2:0 nga Drita, duke e mundur para shikuesve të vet me 2:0 Flamurtarin e Prishtinës.

Në minutën e 38-të, Selimaj i Flamurtarit bën gabim trashanik, ndërsa Sebino Plaku  nuk e fal dhe pa vështirësi shënon për 1:0. Në minutën e 68-të, kroati Tomisllav Bushiq thellon fitoren në 2:0.  Gjilani është në vend të pestë me 35 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në pozitën e nëntë me 22 pikë.

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 e mposhti me 2:1 Dukagjinin e Klinës.  Në minutën e 24-të, Mark Milicaj shënon gol të bukur nga goditja e lirë dhe 0:1. Në minutën e 69-të, mitrovicasit barazojnë me golin e Arb Manajt nga penalltia. Në çastet e fundit Manaj shënon për fitoren e madhe të Trepçës ’89, 2:1.


IPKO Superliga e Kosovës
Drenica-Prishtina    1:3
Gjilani-Flamurtari    2:0
Vushtrria-Drita    2:3
Ballkani-Ferizaj    3:0
Trepça '89-Dukagjini    2:1
Llapi-Feronikeli    2:1
 

Tabela

1. Ballkani    19    12    4    3    40
2. Drita    19    11    4    4    37
3. Prishtina    19    11    4    4    37
4. Gjilani    19    11    2    6    35
5. Feronikeli    19    8    4    7    28
6. Llapi    19    8    4    7    28
7. Trepça ’89    19    7    5    7    26
8. Drenica    19    6    6    7    24
9. Flamurtari    19    6    4    9    22
10. Ferizaj    19    6    1    12    19
11. Vushtrria    19    4    3    12    15
12. Dukagjini    19    2    3    14    9
Në javën e ardhshme do të takohen: Dukagjini-Gjilani, Drita-Drenica, Prishtina-Ballkani, Flamurtari-Vushtrria, Feronikeli-Trepça '89 dhe Ferizaj-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat