Paulo Dybala merr një super dedikim romantik nga e dashura - Bota Sot
Paulo Dybala merr një super dedikim romantik nga e dashura

Futboll

Paulo Dybala merr një super dedikim romantik nga e dashura

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Paulo Dybala

Paulo Dybala vijon të jetë në një formë të shkëlqyer në fushën e lojës dhe si rrjedhojë ka marrë si shpërblim një vend titullari në formacionin e Juventusit, ndërsa po kaq mirë po i shkojnë punët edhe në aspektin privat.

Kështu ylli argjentinas ka marrë një dedikim mjaft romantik në rrjetet spciale, nga ana e të dashurës së tij Oriana Sabatini, e cila e ka cilësuar lidhjen me Dybalën, si një ëndërr nga e cila nuk dëshiron të zgjohet kurrë.

|Ndonjëherë ke aq shumë dashuri që nuk futet më në trupin tënd, sa nëse nuk bën asgjë me të, do të shpërthejë. Ja kështu më ke fituar. Më bën të ndihem kaq mirë, sa këto ndjenja janë normale vetëm në ëndrra. Nëse kjo është një ëndërr, atëherë nuk dua të zgjohem|, shkroi Oriana për Dybalën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat