Paçarada 'zverdhet', Sandhausen nuk ia del me Karlsruher-in

Futboll

Paçarada 'zverdhet', Sandhausen nuk ia del me Karlsruher-in

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:30
Paçarada 'zverdhet', Sandhausen nuk ia del me Karlsruher-in

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me gjithë angazhimin e madh me bashkolojtarë, nuk ia dolën në përballje me Karlsruher-in.

Sandhausen para shikuesve të pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Karlsruher, duke u futur tani një situatë të palakmueshme, pasi që nuk ikin më shumë se tri pikë nga pozita e 16-të. Futbollistët Gondorf (12') e Ben-Hatira (22') realizuan për skuadrën mysafire.

Paçarada ka luajtur tërë takimin, u angazhua maksimalisht por hasën në rezistencë të fortë të rivalit.

Paçarada është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 64-të. Pas 23-të jave në Bundesliga II, Sandhausen renditet në pozitën e 11-të me 27 pikë, ka tri më shumë Karlsruher, që është i 16-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat