Fitore e madhe e Renovës, Shkëndija barazon dhe Shkupi humb

Futboll

Fitore e madhe e Renovës, Shkëndija barazon dhe Shkupi humb

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Fitore e madhe e Renovës, Shkëndija barazon dhe Shkupi humb

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, shënoi fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Struga Trim&Lum, në kuadër të javës së 20-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Golat i shënuan Bojan Miovski (26’) e Florian Kadriu (57’). Renova është në vend të tetë me 22 pikë, ka dy me pak se Struga një pozitë më lartë.

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi, ka bërë një hap pas për titull, duke u nda baras (0:0) si mysafirë me Sileksin e Kratovës.

Shkëndija është në vend të dytë me 32 pikë, dhjetë me pak se lideri Vardari.

Shkupi pësoi humbje si mysafirë me 2:1 nga Rabotniçki. Për shkupjanët realizoi Iseni (39’) dhe për Rabotniçkin Toshevski (59’ e 77’). Shkupi është në vend të gjashtë me 25 pikë, ndërsa Rabotniçki i nënti me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat