Idrizi: Presioni ishte mbi ne

Futboll

Idrizi: Presioni ishte mbi ne

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Idrizi: Presioni ishte mbi ne

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi tha se skuadra e tij kishte presionin e tre pikëve.

“Presioni ishte mbi ne, pasi që Dukagjini nuk ka se çfarë të humbasë më. E kishim pritur një ndeshje të vështirë, por megjithatë futbollistët treguan përkushtim se mund ta rikthejnë rezultatin dhe këtë gjë e bënë, me ç’rast unë dua ti falenderoj për angazhimin.

Kjo fitore na ka krijuar një stabilitet momental, megjithatë na pret ende punë e madhe në vazhdim.

Ndeshja e radhës ndaj Feronikeli gjithashtu do të jetë një sfidë e vështirë, por ne do të udhëtojmë sikurse në çdo ndeshje për të treguar më të mirën tonë”, tha Idrizi për SSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat