Fazliji, talenti më i ri shqiptar që shënon në Zvicër

Futboll

Fazliji, talenti më i ri shqiptar që shënon në Zvicër

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:22
Betim Fazliji

E talenti i radhës që pritet të shkëlqejë është edhe Betim Fazliji.

Mesfushori 20-vjeçar mbron ngjyrat e ekipit të St. Gallen, derisa ka shënuar për herë të parë në kampionatin zviceran.

Ai ka realizuar në derbin ndaj Young Boys, pavarësisht se skuadra e tij është duke u mposhtur 1:2 pas pjesës së parë.

Kujtojmë se Fazliji është i lindur në Vranje, afër Bujanocit dhe ka prejardhje shqiptar.

Mesfushori i talentuar reprezenton moshat e reja të Zvicrës, por me një interesim mund të zgjedhë Kosovën në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat