Ajax e gjen në Brazil zëvendësuesin e Ziyech - Bota Sot
Ajax e gjen në Brazil zëvendësuesin e Ziyech

Futboll

Ajax e gjen në Brazil zëvendësuesin e Ziyech

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:18
Antony Matheus

Ajax ka njoftuar nënshkrimin e Antony Matheus dos Santos, i njohur më mirë si Antony, me yllin e Sao Paulo i cili u ble për të zëvendësuar Hakim Ziyech që do të kalojë te Chelsea në verë.

Reprezentuesi i Brazilit U-23, pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, Antony vuri penën në letër në një marrëveshje pesë-sezonale që do të shohë sulmuesin të lidhur me klubin e Amsterdamit deri më 30 qershor 2025.

Tarifa fillestare e transferimit është 15,75 milionë euro që do t’i paguhet Sao Paulo, me atë shumë që potencialisht do të rritet në 21,75 mln euro në varësi të kritereve të ndryshme sportive.

Ajax raportohet të ketë mposhtur konkurrencën e Borussia Dortmund, ndër të tjera, për të siguruar shërbimet e të riut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat