Flet “heroi” i Trepçës ’89, Manaj i lumtur për dygolëshin

Futboll

Flet “heroi” i Trepçës ’89, Manaj i lumtur për dygolëshin

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:49
Arb Manaj

Arb Manaj ishte heroi i Trepçës ’89 në fitoren 2-1 kundër Dukagjinit në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës.

Manaj realizoi dy gola kundër skuadrës nga qyteti i tij i lindjes, Klina.

21 vjeçari është shprehur shumë i lumtur për dopietën në këtë ndeshje dhe ndihmën që i dha skuadrës së tij në luftën për të qëndruar në Superligë.

“Është vërtetë ndjenjë shumë e mirë kur arrin të ndihmosh skuadrën. Puna jonë është të shënojmë gola dhe të japim maksimumin për të ndihmuar skuadrën“, ka thënë Manaj.

“Do të përpiqemi me tërë forcat tona që të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të largohemi nga zona e rrezikut“, tha ndër të tjerash ylli i Trepça ’89.

Arb Manaj është golashënuesi më i mirë i Trepça ’89 dhe është në listë për Këpucën e Artë të Superligës.

Pas përformancave të mira me klubin, gjatë muajit janar Manaj u grumbullua edhe me kombëtaren A, ku Challandes i dha minuta kundër Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat