Lëndohet ylli i Barcelonës, mungon ndaj Napolit

Futboll

Lëndohet ylli i Barcelonës, mungon ndaj Napolit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 20:07
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa ka humbur një prej titullarëve të ekipit.

Bëhet fjalë për Sergi Roberton, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë ndaj Napolit në mesjavë në Champions League.

Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë është se Roberto mund të humbasë edhe El Clasicon sipas gjasave, me ndeshjen që luhet të dielën e ardhshme në mbrëmje.

Mesfushori ka lënduar muskulin abduktor të kofshës së djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat