Roma poker Lecces nën frikën e Koronavirus: Tifozët në Olimpico me maska

Futboll

Roma poker Lecces nën frikën e Koronavirus: Tifozët në Olimpico me maska

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 21:52

Roma është kthyer të fitojë në shtëpi në Serie A, duke mposhtur 4-0 Lecce në Olimpico e duke konsoliduar vendin e pestë në kampionat. Avantazhi verdhekuq erdhi me Under në të 13′ me turkun që shfrytëzoi një asist të Mkhitaryan.

Armeni në minutën e 37′ vuri firmën e vet në tabelën e shënuesve. Ka lavdi në pjesën e dytë edhe për Dzeko (70′) që shkëputet në linjë të pozicionit jashtë loje për të shënuar golin e tretë, ndërsa Kolarov (80′) mbyll historinë në një inkursion nga e majta, duke garantuar tre pikë të rëndësishme.

Një ndeshje në fakt që është luajtur nën frikën e koronavirus. Roma-Lecce ishte ndeshja e vetme e e luajtur pasdite në Serie A e në shkallët e stadiumit Olimpico janë shfaqur tifozët me maskat mbrojtëse e doreza për tu ruajtur nga virusi që po tremb Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat