Titulli në Llap? Batatina thotë ‘s’duhet të ngutemi me premtime

Futboll

Titulli në Llap? Batatina thotë ‘s’duhet të ngutemi me premtime

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:40
Batatina

Llapi e ka shënuar një fitore të të rëndësishme në fundjavë.

Skuadra e Tahir Batatinës e ka mposhtur kampionin në fuqi, Feronikelin me rezultat 2:1 në Podujevë.

Trajneri Batatina në mes të tjerash ka folur edhe për atë se kur do të vie titulli i kampionit në Podujevë.

“E thash edhe më herët se nuk duhet të nxitojmë me premtime e deklarata”, ka thënë Batatina në ‘Arena Sportive’.

“Duhet të punohet në organizim. E pastaj vjen edhe titulli në Llap”, vlerësoi ai.

“Kemi krijuar një klub të mirë, në të gjitha aspektet, sidomos në organizim”, shtoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat