Tuchel i del në mbrojtje Neymarit: Kartoni i kuq, reagim njerëzor

Futboll

Tuchel i del në mbrojtje Neymarit: Kartoni i kuq, reagim njerëzor

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:46
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel i ka dalë në mbrojtje yllit të skuadrës së tij, Neymar JR.

Neymar u ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e luajtur mbrëmë, kundër skuadrës së Bordeaux.

Braziliani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90’, duke lënë fushën pak para kohe.

Pas ndeshjes, situatën e ka komentuar edhe Tuchel, i cili ka thënë se reagimi i Neymar ishte njerëzor dhe nuk mund të fajësohet.

“Ne duhet të flasim për të gjithë situatën” ka thënë fillimisht Tuchel.

“Ai është nevrik dhe reagon. Është njerëzor. Ai nuk duhet, por është njeri” ka shtuar trajneri.

“Dhe, lojtari i Bordeaux as nuk ndëshkohet me karton të verdhë” ishin fjalët e gjermanit i cili u shpreh i befasuar me vendimin.

PSG siguroi tri pikët në ndeshjen kundër Bordeaux, në një fitore kaotike 4:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat