Shtyhet edhe ndeshja Udinese – Fiorentina, shkaku i koronavirusit

Futboll

Shtyhet edhe ndeshja Udinese – Fiorentina, shkaku i koronavirusit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 10:29
Tifozët

Kampionati elitar i futbollit italian ka dalë nga ekuilibri, si pasojë e Coronavirusit.

Katër ndeshje të Serie A janë shtyrë gjatë xhiros së 25-të, kurse probleme duket se do të ketë edhe në xhiron e ardhshme.

Bëhet e ditur tashmë se ndeshja mes Udinese dhe Fiorentina, e planifikuar për 29 shkurt, nuk do të luhet.

‘Stadio Friuli’ ka anuluar të gjitha evenimentet sportive deri më 1 mars, duke lënë të kuptohet se ndeshja e planifikuar për 29 shkurt (18:00) do të caktohet për tjetër datë.

Gjasat janë të mëdha që edhe ndeshje të tjera të xhiros së ardhshme të anulohen, si pasojë e panikut që ka kapluar Italinë nga Coronavirusi.

Në Itali, deri më tani janë numëruar 3 viktima nga ky virus, kurse numri i të prekurve shënon 152.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat