Hazard shqetëson Real Madridin – humb pjesën vendimtare të sezonit

Futboll

Hazard shqetëson Real Madridin – humb pjesën vendimtare të sezonit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 10:58
Eden Hazard

Situata e Eden Hazard te skuadra e Real Madridit, mbetet një problem serioz, për shkak të lëndimeve të shpeshta të belgut.

Ndeshja e së dielës kundër Levantes, të cilën ‘Los Blancos’ e humbën me rezultat 1:0, ishte ditë fatkeqe për Hazard i cili pësoi përseri lëndim me çka do të mungojë për një kohë të gjatë.

Lojtari mori një lëndim në këmbën e djathtë, në zonën e pjesës së poshtme të këmbës dhe ende nuk dihet saktësisht se sa do të jetë jashtë fushave.

I pyetur për gjendjen e ish-lojtarit të Chelseas, Zinedine Zidane shprehu shqetësimin e tij duke theksuar se situata e 28-vjeçarit është ‘’e keqe’’.

Sipas testeve mjekësore, lëndimi i zonës fibulas mund ta mbajë gjatë larg fushave anësorin. Kjo do të thotë se Hazard pritet të jetë jashtë fushave të blerta për pjesën krucilae të sezonit.

Belgu do të mungojë në ndeshjet kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve, por edhe në ‘El Clasico’.

Hazard, që prej ardhjes së tij në Santiago Bernabeu ka pasur shumë problem me lëndimet. Gjatë këtij sezoni me madrilienët belgu ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe një assist, çka tregon se rendimenti i tij në fushën e lojës ka rënë dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat