Barcelona nuk i ndahet shqiptarëve, pas Manajt tani interesohet për yllin tjetër të Shqipërisë

Futboll

Barcelona nuk i ndahet shqiptarëve, pas Manajt tani interesohet për yllin tjetër të Shqipërisë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 18:23
Manaj

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Helas Veronan, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera.

Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona.

Sipas asaj që shkruan TuttoHellasVerona, katalanasit ndjekin me kujdes mbrojtësin 20-vjeçar.

Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e mbrojtjes, duke pasur parasysh moshën e Pique (33) dhe Umtitin që po tregon një formë të dobët.

Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrahë Pikesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat