Pique çudit: Eliminimet me Romën dhe Liverpoolin na kanë bërë mirë, ju tregoj pse!

Futboll

Pique çudit: Eliminimet me Romën dhe Liverpoolin na kanë bërë mirë, ju tregoj pse!

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 19:18
Gerard Pique

Barcelona po përgatitet për ndeshjen e nesërme ndaj Napolit në fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League. Në kuadër të takimit, në konferencë për mediet ka folur Gerard Pique.

Mbrojtësi i katalanasve ngacmuar sa i përket dy eliminimeve të fundit të ekipit të tij nga Championsi, që kanë ardhur nga përmbysjet e Romës dhe Liverpoolit.

“Makthet me Romën dhe Liverpoolin? Nuk do t’i harrojmë kurrë, pasi kanë qenë një pjesë e karrierës tonë. Ajo që mendoj është që edhe nga këto humbje duhet të gjesh gjëra pozitive. Besoj se çdo gjë që do të vijë tani, ne do të jemi gati për ta përballuar. Ndoshta na kanë bërë mirë ato dy eliminime, pasi jam i sigurt që kemi mësuar shumë”, ka përfunduar Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat