Lampard, arsyeja pse Ziyech zgjodhi Chelsean

Futboll

Lampard, arsyeja pse Ziyech zgjodhi Chelsean

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 00:31
Ziyech dhe Lampard

Që disa javë është edhe zyrtare, Ziyech do ta veshë fanellën e Chelseas sezonin 2020/21

Transferimi i Hakim Ziyech nga Ajaxi te Chelsea është realizuar në janar, klubet janë marrë vesh tashmë si dhe lojtari për kushtet personale, gjithçka do të finalizohet në qershor, tani për tani lojtari do të vazhdojë të luajë në Holandë.

Hakim Ziyech u kërkua edhe nga Bayern Munich, dhe disa klube tjera, por thotë se zgjodhi Blutë e Londrës për shkak se u bind nga fjalët e Frank Lampard.

“Lampard ka luajtur një rrol të madh”, tha Hakim Ziyech kur u pyet nëse legjenda e Bluve kishte pasur gisht në vendimin e tij.

“Kemi pasur kontakte në javët e fundit dhe ai më dhe një ndjenjë të mirë gjë që ndikoi natyrisht në vendimin tim”.

26-vjeçari mezi pret ta veshë fanellën e Chelseas.

“Jam shumë i lumtur, krenar, i entuziazmuar, dhe s’më pritet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat