Van Persie ka një emër për sulmin: Man United duhet ta marrë me çdo kusht

Futboll

Van Persie ka një emër për sulmin: Man United duhet ta marrë me çdo kusht

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 00:47
Robin van Persie

Robin van Persie i ka thënë Manchester United të blejë me çdo kusht Edinson Cavani-n në verë. 

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është përfolur për një kalim në Old Trafford gjatë janarit, por United zgjodhi të huazonte Odion Ighalo deri në fund të sezonit. 

Kur pyetet se cilin sulmues duhet të blejë United, Van Persie shprehet për Sport Bible: "Edinson Cavani. Do ta merrja me çdo kusht. 

Ai është shumë mirë fizikisht, është një golashënues i lindur, një makinë goli, këtë e ka vërtetuar te Napoli, PSG dhe te Uruguai. 

Me të, nëse është titullar, do t'i sillte ekipit 25 gola në sezon. E kam parë të luajë, kam luajtur kundër tij, ai është një golashënues race. Ai jeton për golin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat