Liverpooli 90 minuta larg një rekordi historik në futbollin anglez

Futboll

Liverpooli 90 minuta larg një rekordi historik në futbollin anglez

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 08:40
Liverpool

Me fitoren ndaj West Ham, Liverpooli e ka barazuar mbrëmë rekordin historik të Manchester Cityt me 18 fitore radhazi në Premierligë.

Por, ndeshja e të shtunës ndaj Watford do të jetë tejet e rëndësishme për skuadrën e Klopp. Në rast fitoreje, Liverpooli do arrinte në 19 fitore me radhë që do të përbënte rekord të ri në futbollin anglez.

Skuadrës së Klopp i duhen vetëm edhe 4 fitore për të siguruar titullin e Premierligës edhe matematikisht.

Poashtu, REDS deri në fund janë në ndjekje edhe të pesë rekordeve të mëdha në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat