Chelsea në presion të Bayernit! 

Futboll

Chelsea në presion të Bayernit! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:54
Chelsea në presion të Bayernit! 

Si gjithmonë ndeshjet e Champions League zgjojnë kureshtje të madhe në mesin e tifozëve më të flaktë të futbollit dhe gjithsesi se takimet e të martës dhe të mërkurës priten me emocione! Skuadrat vendaset janë në presion nga mysafirët kur dihet edhe cilësia e tyre. Secili ballafaqim pritet me drithërima sepse rezultati i favorshëm i përballjes së parë sado kudo iu sjell edhe qetësi për takimin e kthimit.  

Prej ballafaqimeve më interesante të kësaj jave padyshim është në mes Chelseat dhe Bayernit nga Munihut, e cila luhet në kuadër të tetës së finales së Champions League, që do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër. Londinezët janë para një presionit të madh kur kihet parasysh se Bayerni ka ekip të papërshtatshëm dhe me një sulm të frikshëm, në krye me polakun Robert Lewandwoski.

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, do të tentojë që me një mbrojtje të fortë e me kundërsulme ta ndëshkojnë kampionin gjerman. Futbollisti Oliveir Giroud me shokë do të luftojnë që të dalin me rezultat sa më të mirë që të janë të qetë për takimin e kthimit që do të luhet në “Allianz Arena”. Trajneri i Bayernit, Hans-Dieter Flick, me qetësi do ta pres këtë sfidë të vështirë në Londër, me synim që të shënojnë sa më parë dhe të mos pësojnë gol, që do të ishte një kapital i madh për ta.

Ndërkaq, Barcelona me Lionel Messin vlerësohen si favoritë ndaj Napolit vendas. Lionel Messi është në formë më të mirë dhe më së miri e dëshmoi edhe të shtunën që e lamë pas kur realizoi katër gola për Barcelonën në fitoren 5:0 ndaj Eibar.

Të mërkurën do të zhvillohen dy takime tjera, po ashtu në orën 21.00 në mes Lyon -Juventus dhe Real Madrid-Manchester City. Cristiano Ronaldo me Juventusin nuk duan asgjë tjetër vetëm fitore në Lyon dhe të ndihet më rehat për takimin  e kthimit në Torino. Juve ka ekip shumë të mirë dhe është favoritë ndaj skuadrës franceze. Ndeshje interesante do të jetë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.  Trajneri Zinedine Zidane i Real Madridit kundër Pep Guardiolës së Manchester Cityt.

Reali është si vendas, ka përparësinë e fushës dhe beson në fitore, ndërsa City ka ekip jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe mëton të dal i pamposhtur nga stadiumi “Santiago Bernabeu”.  Këto ballafaqime priten me padurim dhe si gjithmonë nuk përjashtohen edhe rezultatet e papritura, sepse jo edhe gjithmonë fitojnë favoritët. 

E martë
Chelsea-Bayerni    21.00
Napoli-Barcelona    21.00

E mërkurë
Lyon-Juventusi    21.00
Reali-Manchester City 21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat