Handanovic mund të rikthehet qysh në ndeshjen ndaj Juventusit

Futboll

Handanovic mund të rikthehet qysh në ndeshjen ndaj Juventusit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:21
Handanovic

Optimizëm tek Interi për riaftësimin e plotë të portierit Samir Handnovic para supersfidës së fundjavës Juventus-Inter. Ekzaminimet mjekësorë në dorë treguan se slloveni do të nisë stërvitjen rregullisht.

Derbi i Italisë është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që janë në “luftë” për titullin e Serisë A, pavarësisht se do të luhet pa tifozë për shkak të Coronavirusit (pritet vetëm zyrtarizimi).

Handanovic është simbol i Interit të sotëm dhe prania e tij në fushë përballe bardhezinjve ka impakt të padiskutueshëm psikologjik te zikaltrit.

“Sipas Gazzetta dello Sport”, Handanovic duhet të nisë të presë me dorën e dëmtuar në seancat stërvitore të së premtes dhe së shtunës, për të marrë rolin e titullarit (në ndeshjet e fundit ka luajtur Padelli dhe ka marrë kritika të shumta për performancën e tij) pikërisht në përballjen që mund të vendosë shumë për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat