Kërkohet nga Interi

Futboll

Kërkohet nga Interi

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 15:02
Lautaro Martinez

Prej kohësh flitet se Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi, me destinacionin e mundshëm që pritet të jetë Barcelona.

Katalanasit e pëlqejnë shumë sulmuesin argjentinas, të cilin duan ta vendosin përkrahë Mesit dhe për këtë arsye pritet të nisin ofensivën në verë. Pikërisht për këtë arsye Interi ka filluar të shikojë për zëvendësuesin e Lautaros.

Një nga lojtarët që ndjekin zikaltërit është sulmuesi i Arsenalit, Pierr Emerik Obamejang.

Ky i fundit pëlqehet nga italianët dhe në verë mund të ndryshojë skuadër. Gjithashtu sipas asaj që shkruan “Le10Sport”, bisedimet mes Arsenalit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës kanë ngecur momentalisht, për shkak se sulmuesi nga Gaboni kërkon të dijë më mirë situatën e klubit për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat