“Nëse CR7 do të kishte ndryshuar mendim, do të kishte qenë i detyruar të na paguante 30 mln euro”

Futboll

“Nëse CR7 do të kishte ndryshuar mendim, do të kishte qenë i detyruar të na paguante 30 mln euro”

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:33
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është blerë tri herë gjatë karrierës së tij për shifra të rëndësishme. Herën e parë, në 2003-shin, kur Manchester United e mori nga Sporting-u për 19 milionë euro, jo keq për një djalosh 18 vjeç.

E fundit ka qenë në 2018-ën, kur Juventus e bleu për 100 milionë euro, plus bonuse, nga Real Madrid-i. Në mes ka qenë shitja e yllit portugez nga Djajtë e Kuq te Los Blancos, e orkestruar nga presidenti i madrilenëve në atë kohë, Ramon Calderon.

Ish-numri një i Real-it ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me atë operacion në një intervistë të dhënë për Athletic.
“Kur kam blerë Cristiano Ronaldo-n, Jorge Mendes ka bërë një punë shumë të mirë. Është një menaxher që mbron lojtarët e tij dhe mbron interesat e tyre në mënyrën më të mirë”, ka thënë Calderon.

“Në fundin e 2008-ës, Cristiano më ka telefonuar dhe më ka thënë ‘do të vij në Madrid’. Kishte rinovuar kontratën me United, por me klauzolën që do të vinte te Real-i vitin pasues. U tha atyre ‘unë do të largohem’. Dhe ne e dinim se do të vinte këtu, kështu që kemi nënshkruar një marrëveshje me një sanksion prej 30 milionë eurosh, i vlefshëm për të dyja palët”.

“Kjo do të thotë se nëse ne nuk do të kishim respektuar fjalën e dhënë për ta blerë, do të kishim qenë të detyruar t’i jepnim 30 milionë euro. Dhe anasjelltas, nëse ai do të kishte ndryshuar mendim për të ardhur te Real-i, do të kishte qenë i detyruar të na paguante”.
Marrëveshja është respektuar nga të dyja palët dhe Cristiano ka fluturuar në Madrid për 94 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat