Ahmeti i Gjeneratës së Republikës, çfarë ka kryer? 

Futboll

Ahmeti i Gjeneratës së Republikës, çfarë ka kryer? 

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Tahir Ahmeti, ulur

Si shumë futbollist e sportist të disiplinave të tjera sportive, edhe Tahir Ahmeti i takon Gjeneratës së Republikës! Ai në vitet e 90-ta (1991-1999, në kohën e okupimit) me një armatë sportistësh zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, duke e sfiduar agresorin serb.

Përkundër kërcënimeve të mëdha nga regjimi serb, Ahmeti me shumë shokë nuk u ndalën por vazhduan rrugëtimin e tyre, në garat e Republikës së Kosovës, duke zhvilluar garat në fusha të improvizuara herë në Miradi, herë në Llukar, në Flamurtar të Prishtinës, në Arbëri, Dumnicë etj.  

Kush është Ahmeti? Ai një kohë u paraqit si mbrojtës pastaj edhe si mesfushor defensiv.    Ai ka të përfunduar Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka magjistruar në Menaxhimin e Emergjencave në Kolegjine Biznesi. Punoj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa nga 01/06/2019 deri me 01/12/2019 ka qenë këshilltar i Koordinatorit Nacional për NATO. “Jam i martuar me Arlindën dhe kemi dy djem binjak, 8 vjeç, Malin dhe Jonin të cilët gjithashtu kan filluar hapat e para të futbollit në shkollën e futbollit QS Prishtina.

Image

Unë si fëmijë kam filluar të merrem  me futboll qysh nga mosha 10 -vjeçare, pra nga viti 1987 si parafatos dhe fatos në KF Prishtina, ndërsa si trajner i parë në KF Prishtina ka qenë i ndjeri Petar Donçiç. 

Image

Pastaj me insistimin e trajnerit të mirënjohur Ejup Mehmeti, të cilin njëkohësisht e kisha edhe arsimtar të Edukatës Fizike në shkollën fillore J.B.Tito në atë kohë, tani Ismail Qemali, si pionierët kam kaluar në KF Ramiz Sadiku, ku z. Mehmeti ishte trajner. 

Image

Besëlidhja e kohës së okupimit, Ahmeti - i pari ulur

Në KF Ramiz Sadiku kam kaluar nga kadetët, për të ushtruar me ekipin e parë seniore të udhëhequr atë kohë nga trajneri Skënder Berisha (Kedi), si 15 vjeçar. Ndërsa si 16 vjeçar, nga viti 1993/94 kam filluar te luaj në ekipin e parë duke qenë njëherit edhe lojtari më i ri i ligës së Kosovës (njëherit  duhej te merrja edhe leje speciale nga mjeku për të luajtur në atë kategori).

Në KF Ramiz Sadiku, kam qëndruar deri në vitin 1997, duke punuar me disa trajner të ndryshëm, si: Prof, IIiaz Sina, Dugagjin Limani, Xhafer Zhegrova, pozita ime si futbollist në këtë klub ka qenë mbrojtës i krahut të djathtë. 

Image

Ahmeti djathtas

Në vitin 1997 kam kaluar si përforcim në KF Besëlidhja nga Prishtina, që atë kohë udhëhiqej nga dyshja, Ramiz Krasniqi dhe Shefqet Sinani. 

Image

Brian Laudrup dhe Ahmeti

Gjatë kohë sa kam qëndruar në Besëlidhje, kam pas nderin të kem edhe disa trajner tjerë, duke filluar nga Profesori, Bylbyl Sokoli, pastaj, Burim Rakovica, Ali Osmani, e në fund Sahit Kelmendi. Në KF Besëlidhje kam filluar si mbrojtjes i krahut, por pastaj pjesën më të madhe kam luajtur si mesfushorë defanziv, por në udhëheqjen e prof, B.Sokolit në shumë ndeshje kam luajtur edhe si qendërsulmues. 

Image

Në KF Besëlidhja kam qëndruar deri në vitin 2002, duke u kthyer pastaj edhe për një sezon në klubin Ramiz Sadiku deri në vitin 2003, me që rast edhe e kam ndërprerë karrierën aktive si futbollist, qoftë për shkak të një lëndimi që kisha atë kohë, por edhe i detyruar që të punoj punë tjetër për të mbajtur familjen, pasi futbolli akoma ishte amatorë”, ka treguar Ahmeti për biografinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat