Klubet nga Liga Premier duan që ndëshkimi i UEFA-s ndaj Manchester Cityt të qëndrojë

Futboll

Klubet nga Liga Premier duan që ndëshkimi i UEFA-s ndaj Manchester Cityt të qëndrojë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:07
Pep Guardiola

Klubet nga Liga Premier janë të vendosur që dënimi i UEFA-s ndaj Manchester Cityt të qëndrojë dhe ka bazë të fortë.

Citizens janë dënuar nga shtëpia e futbollit evropian për dy vite mos pjesëmarrje në garat që ata i organizojnë dhe me një gjobë për 30 milionë eurosh.

Ky ndëshkim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullit financiar, andaj rivalët e tyre nga liga angleze duan që dënimi të mbetet në fuqi.

City ka bërë të ditur se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit të Futbollit (CAS), duke qenë të bindur se është bërë padrejtësi ndaj tyre.

The Athletic raporton se edhe klubet e mëdha si, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur e duan ndëshkimin e skuadrës që udhëhiqet nga Pep Guardiola.

Madje, më tej bëhet e ditur se këto klub po insistojnë që Cityt t’i merret edhe titulli i fituar në vitin 2014 edhe pse ajo do të kalonte direkt në duart e The Reds.

Në këtë raportim konfirmohet se skuadrës angleze nuk do t’i hiqen pikë nga ky sezon dhe nuk do të ketë rënie nga liga, pasi do të ishte një dënim i ekzagjeruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat