Bayerni e bën tokë Chelsean midis të Londrës, Barcelona baras me Napolin

Futboll

Bayerni e bën tokë Chelsean midis të Londrës, Barcelona baras me Napolin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:27
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Bayerni nga Munihu, kampion i Gjermanisë, me një këmbë është në çerekfinale të Champions League në futboll. Bayerni e ka bërë tokë me rezultat 3:0 Chelsean dhe në midis të Londrës, duke i lënë pak shpresa rivalit për takimin e kthimit në “Allianz – Arena” në Muhih.

Pjesa e parë përfundoi pa gola por në të dytën “shembet” Chelsea, pësoi tri herë. Në minutën e 51-rë, Gnabry shënon për 0:1 dhe pastaj edhe për 0:2 në atë të 57-tën.

Në minutën e 76-të, Robert Lewandowski vulos gjithçka, 0:3 për Bayernin. Nga minuta e 83-të, Chelsea mbetet pa një lojtar në fushë, pasi që Marco Alonso u përjashtua me karton të kuq.

Në “San Paolo” u zhvillua takim interesant mes Napolit dhe Barcelonës, e cila përfundoi baras (1:1) dhe gjithçka mbetet të vendoset në “Camp Nou”. Në minutën e 30-të, Mertens çon në këmbë “San Paolo, shënon për epërsinë 1:0 kundër kampionit të Spanjës. Mertens shënoi eurogol nga rreth 16 metra, duke lënë të shtangur portierin ter Stegen.

Ai goditi bukur dhe topi futet në pjesën e epërm të këndit të majtë. Në minutën e 57-të, Antoine Griezmann nga afërsia shënon për Barcelonën dhe barazon shifrat 1:1.

Në minutën e 89-të, Vidal i Barcelonës u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Messi me shokë luftuan deri në fund por nuk arrritën të fitojnë në fushën e nxehtë të Napolit.

***

Përfundojnë ndeshjet.

76’ Robert Lewandowski vulos gjithçka në Londër, Bayerni avancon me 0:3 kundër Chelseas.

68’ Bayerni po tregon fuqinë ndaj Chelseat dhe është në epërsi me 0:2, ndërsa Napoli është baras edhe më tej, 1:1 me Barcelonën.

Image

57’ Antoine Griemann shënon për Barcelonën dhe barazon shifrat 1:1.

54’ Sërish Gnabry, duke e tronditur Chelsean, 0:2 për Bayernin.

Image

51’ Chelsea presion, pëson gol! Gnabry kalon në epërsi Bayernin.

Mertens shënoi eurogol nga rreth 16 metra, duke lënë të shtangur portierin ter Stegen. Ai goditi bukur dhe topi futet në pjesën e epërm të këndit të majtë.

Image

30’ Mertens çon në këmbë “San Paolo, shënon për epërsinë 1:0 kundër kampionit të Spanjës, Barcelonës.

Është interesant fakti, se skuadrat më të mira, me sulmues më të mirë, as Napoli, as Chelsea, as Bayerni e as Barcelona, ende nuk kanë shënuar.

Image

21’ Nuk ka ndryshim të rezultatit. Të dyja ndeshjet po sjellin emocione në mesin e shikuesve.

12’ Vazhdon pa gola sin ë Napoli në si në Londër, lojë e mirë në të dy ndeshjet.

5’ Nuk ka gola as në ”San Paolo” as në Londër, në presion vendasit. Bayerni me Lewandowskin dhe Barcelona me Messin synojnë të shënojnë sa më parë.

Image

1’ Fillojnë Ndeshjet.

Image

***

Sonte në orën 21.00 do të luhen dy ndeshje të tetës së finales së Champions League, në mes Chelsea-Bayern dhe Napol-Barcelona.

Dy ndeshje sikur finale dhe secila skuadër është më e fortë se tjetra.

Image

Barcelona vlerësohet si favoritë sikurse edhe Bayerni. Napoli e Chelsea kërkojnë rezultat të favorshëm ndaj gjigantëve të futbollit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat