Talenti i PSG-së zbulon: Di Maria i urren ata

Futboll

Talenti i PSG-së zbulon: Di Maria i urren ata

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Di Maria

Sipas Marcin Bulka-s, eksperienca e Di Maria-s tek United ka qenë një makth i vërtetë për yllin argjentinas.

Portieri i PSG-së, i cili konsiderohet një talent i vërtetë i së ardhmes, ka zbuluar për kanalin polak Foot Truck se: "Di Maria e urrën United, nuk ka kujtime të bukura nga ajo eksperiencë. Dhe kur e shikon në televizor, ndryshon menjëherë kanal".  

Fjalë këto që konfirmojnë sa negative ka qenë sezoni i vetëm i argjentinasit në Premier. Në një vit tek Unitek, ish-ylli i Real-it ka koleksionuar 27 ndeshje dhe 3 gola. Shumë pak për një lojtar me talentin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat