Henry tregon ëndrrën e tij më të madhe

Futboll

Henry tregon ëndrrën e tij më të madhe

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:32
Thierry Henry

Thierry Henry është lojtari më i madh i historisë së Arsenalit dhe 228 golat e shënuar në 376 ndeshjet e zhvilluara me “Topçinjtë” nuk harrohen. Ish-sulmuesi francez ka nisur karrierën e trajnerit dhe sot drejton klubin e Montreal Impact.

Në një prononcim për Canal Plus, Henry, i cili zhvilloi vitet më të bukura të karrirës në Londër, zbulon ëndrrën e tij të madhe dhe ka një premtim për tifozët e shumtë të Arsenalit.

“Ëndërroj të bëhem trajner i Arsenalit. Do e drejtoja atë skuadër deri në ditën e fundit të jetës time. Situata? Ishte e vështirë edhe para largimit të Wenger. Kishte probleme edhe më parë“, deklaron legjenda franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat