Liverpool është tepër i interesuar për blerjen e Timo Werner, vetë lojtari do të ishte dakord për këtë transferim pasi do të ishte një mundësi e madhe për karrierën e tij.
23-vjeçari po shkëlqen me RB Leipzig dhe do të ishte gati të shkonte te Liverpool edhe nëse nuk do të kishte vendin e titullarit të garantuar.
Vlera e tij në treg është 75 milionë euro, por gjermania Sport1 raporton se për blerjen e tij do të mjaftonin "vetëm" 30 milionë euro.
Kjo shifër shkruhet në kontratën e tij si klauzolë lirimi, megjithëse ajo mund të rritet nëse lojtari bën disa arritje të caktuara me klubin e ri.