'Ftohet' më tepër marrëdhënia Neymar-PSG

Futboll

'Ftohet' më tepër marrëdhënia Neymar-PSG

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:44
'Ftohet' më tepër marrëdhënia Neymar-PSG

Prestigjozja franceze L’Equipe ka zbuluar një tjetër episod konflikti midis PSG-së e Neymarit. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes së Kupës se Francës kundër Dijon (6-1).

Tucheli kishte vendosur që të mos ftonte Neymarin për atë ndeshje, sepse nuk donte të rrezikonte lojtarin për shkak të frikës së një lëndimi.

Madje, ai kishte thënë se nuk mund të siguronte brazilianin, që do të ftohej as për ndeshjen ndaj Dortmundit.

Pas këtij vendimi, Neymar kishte bojkotuar seancën e nesërme stërvitore.

Pa asnjë paralajmërim, Neymari nuk ishte paraqitur fare në stërvitje.

L’Equipe shkruan se marrëdhëniet midis lojtarit e trajnerit Tuchel janë shumë të zbehta dhe kontakti i tyre është shumë i ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat