Lajme pozitive për Barcelonën

Futboll

Lajme pozitive për Barcelonën

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:20
Pique 

Barcelona barazoi ndaj Napolit 1:1, mbrëmjen e djeshme, por katalanasit janë dëmtuar së tepërmi nga ky takim. 

Busquets dhe Vidal do të mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak kartonësh, ndërsa Pique u dëmtua në minutat shtesë.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte minutat e mbetura të takimit. Lenglet e zëvendësoi, teksa të gjithë e kishin mendjen nëse mbrojtësi do të ishte gati për “El Clasicon”, ndaj Realit.

Por, siç raportojnë mediat spanjolle, dëmtimi nuk ishte serioz dhe Pique do të jetë i gatshëm për Realin, përballje që do luhet të dielën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat