Mbappe zbulon të pathënat kurrë: Zidane më ftoi te Reali, ishte si të shkoja në hënë…

Futboll

Mbappe zbulon të pathënat kurrë: Zidane më ftoi te Reali, ishte si të shkoja në hënë…

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:28
Kylian Mbappé

Kylian Mbappé foli për “The Players Tribune”, në të cilën kujtoi ditët kur po stërvitej te Real Madridi. Asokohe ishte vetëm një fëmijë dhe Zinedine Zidane e konsideronte një nga idhujt e tij: “Pak para se të mbushja 14 vjeç, mora një surprizë të mahnitshme. Babai im mori një telefonatë nga dikush te Real Madridi, që më ftonte të shkoja në Spanjë për një seancë stërvitore gjatë pushimeve. Ishte një surprizë, sepse në fakt, Zidane i kishte thënë babait tim: Do doja të shihja djalin tuaj. Në atë kohë, “Zizou” ishte drejtori sportiv i klubit. Sigurisht, ishte si të kisha marrë ftesë për të shkuar në hënë. Isha i paduruar për të shkuar atje”.

Futbollisti i PSG e vazhdon më tej shpjegimin e këtij rasti: “Nuk ishte aq e thjeshtë. Skautët po fillonin të vinin në ndeshjet tona, ndërsa unë po merrja vëmendjen e medias. Kur jeni 13 vjeç, nuk dini si ta përballoni këtë. Kishte shumë presion dhe familja ime dëshironte të më mbronte nga gjithçka. Ishte ditëlindja ime e 14-të atë javë. Ajo që nuk dija ishte organizimi i prindërve dhe ekipit tim në atë kohë, për të më çuar në Madrid. Kjo ishte dhurata e tyre. Ne nuk i thamë askujt se ku po shkonim. Nuk iu tregova as miqve të mi më të afërt, sepse isha shumë nervoz. Nëse gjërat nuk shkonin mirë, nuk doja të kthehesha në lagjen time dhe të shihesha si dështak”.

Momenti më i rëndësishëm, sipas Mbappé, është kur u takua me Zidane, tashmë në qytetin sportiv të “Valdebebas”: “Nuk do ta harroj kurrë momentin kur arritëm në qendrën e stërvitjes, direkt nga aeroporti. Zidane na priti në parkingun ngjitur, me makinën e tij. Ishte një makinë me të vërtetë e bukur, natyrisht. Ne e përshëndetëm njëri-tjetrin dhe më pas më dërguan në fushë për t'u stërvitur. Ai po më tregonte ndjenjësen e përparme të makinës, sikur të thoshte: Shko, hyr brenda. 

Por, unë e pyeta: A t’i heq këpucët? Hahaha! Nuk e di pse ia thashë këtë. Ishte makina e “Zizou”! Dhe ai m’u përgjigj: Sigurisht që jo, hajde, hyr. Zidane më çoi në kampin e stërvitjes, ndërsa rrugës po mendoja me vete: a jam vërtet në makinën e “Zizou”. Unë jam Kylian i Bondy. Kjo nuk është e vërtetë. Ndonjëherë, edhe kur vërtet po jeton diçka, ndjehesh sikur je në ëndërr...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat