Beckham u bën thirrje futbollistëve evropianë

Futboll

Beckham u bën thirrje futbollistëve evropianë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:41
David Beckam

Presidenti i Inter Miamit, David Beckam u ka bërë thirrje lojtarëve evropianë të provojnë një eksperiencë ndryshe në kampionatin amerikan të futbollit, sepse tashmë ky kampionat po rritet.

Për t’i bindur dhe më shumë lojtarët, legjenda e futbollit anglez tregoi dhe momentin kur ai vetë kaloi në kampionatin amerikan, duke theksuar se ishte një eksperiencë e mrekullueshme. “Kampionati amerikan po rritet, si për nga vlera ashtu dhe nga interesi që shfaqin tifozët. Ai u ofron lojtarëve nga Evropa apo vende të tjera, mundësinë për të luajtur në një kampionat të shkëlqyer”, deklaroi 44-vjeçari anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat